TEKSTESHQIP

Kujtim Prodani & Anita Take
Shpirtin Tend Dua
Lyrics

Ta dua erën,
Fjalën ta dua,
ta dua buzën,
ma puth mua.
Ta dua emrin,
Gërmat ia dua,
por mbi të gjitha
shpirtin tënd dua.

Nuk e kuptoj,
është natë a ditë?
Koha për ne s’ka kuptim.
U mblodhën bashkë gjithë Perënditë,
e të bënë ty, miku im.

Tek ty unë gjej,
çfarë më mungon.
Tek ty unë gjej një dashuri,
që kurrë s’mbaron!
S’ka midis nesh,
s’ka ekuacion,
s’ka të panjohur X,
as ypsilon.

Nuk e kuptoj...