>
LETERSISHQIP

Botë

Botë
Më ke lodh aq shumë saqë nganjëher e mbështeti kokën kudo,
e i mbylli syt sikur bi në gjum
por unë nuk u lodha nga ti, sepse durova shumë.
Më rëndohen këmb e dur sikur të isha duke bart gur
Më dhemb shpirti më qan zemra,
lotët më dalin nga syt edhe pse më loton zemra.
Do të bërtisja të më degjojn dhimbjen male e dete,
por jo, do të heshti, dhimbjen time do ta lë në germa,
Më trete, por shpirtin s'munde dot
Sepse aty jeton besimi, dashuria, ..
dhe shpresa për lumturin e pafundme.
Sado që do të më mundosh do të vrapoj kah I madhi Zot.
Botë çdogjë të ëmbël që paske ti, qenka edhe e idhët.
Asnjëher buzeqeshjen nuk më vizatove,
më lëndove, edhe atëher kur më gëzove.
Nuk më bëre të varfër por as nuk më pasurove
Ti ishe e vrazhd me mua, e jo unë me ty
Fëmiri, Rini, e Pleqëri, për një kohë të shpejt i përjetova
Katër stinët e tua jan të mira, por vetëm tri nga to i dua.
Nuk je e keqe por as s'të urrej, as shumë s'të dua
Jeta në ty orë e kurdisur, e ti kopsht me emrin dynja.