>
BIOSHQIP
Biografia
E ka nisur si hobi muzikën ashtu sic ndodh zakonisht, por tashmë e ka një profesion të dashur, ndërsa sapo ka sjellë një këngë të bukur e mjaft ritmike vetëm pak ditë më parë në tregun muzikor shqiptar dhe që e cila po pritet shumë mirë. E kemi fjalën për këngëtarin nga fshati Strells i komunës së Decanit, Laninot Hasanramaj, artisti që ka vite që jeton në Gjermani dhe që merret që nga fëmijëria e tij me muzikë me një traditë plot art në familje. Labinoti apo Labi sic e thërrasin të gjithë ndjehet mirë për klipin se si po pëlqehet dhe kënga që po dëgjohet shumë duke marrë kompliemnte nga fansa por edhe miqtë e tij. Kënga mban titullin ‘Eja ti’ dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga kompozitori Andin Randobrava dhe punuar me një video shumë interesante nga ‘Video Art’ dhe vetëm për pak ditë falë zërit dhe interpretimit të artistit është kthyer në një hit. Labinoti i cili thotë se për të nuk ka muzikë të keqe dhe i pëlqen të gjitha zhanret por më shumë muzika popollore dhe ajo hip-hop, e gjejmë shpesh nëpër dasma pasi është shumë i kërkuar edhe ne gëzimet familjare, por ka ftesa edhe nëpër koncerte të shumta ku ka shqiptarë në të gjithë evropën. Labi i hitit ‘Eja ti’ do ta shohim në programet festive, sidomos në Tv Zico duke performuar, ndërsa zbulojmë se ka menduar për një duet dhe kur të vijë koha do të na zbulojë se cili këngëtar i njohur i estradës shqiptare do të jetë, e deri sa të vijë ky projekt i rradhës ne duhet të dëgjojmë këngën e bukur të tij ‘Eja ti’.