>
BIOSHQIP

Ledri Vula Me Falënderim Special Për Policinë E Kosovës

12-12-2015
Reperi i njohur Ledri Vula ka performuar në karavanin e "Coca Cola" në Prishtinë bashk me këngëtaren Era istrefi, ku kanë kënduar super hitin e tyre "Shumë Pis".

Një organizim perfekt është cilësuar ai i asaj nate, ku ndryshe nga shumë koncerte ku performojnë këngëtarët, kësaj radhe nuk kishte shtyrje apo perleshje, dhe kjo falë Policisë së Kosovës.

Reperi Ledri Vula i kënaqur nga ky organizim ka vendosur ti falenderojë sot përzemërisht ata për gaditshmërinë e treguar gjatë kohë ku ai po performonte.

’Thank you, police of Kosovë’’, ka shkruar ai.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ledri Vula Me Falënderim Special Për Policinë E Kosovës