>
LETERSISHQIP

Udhëtim

Sa dua të shkoj o shokë
Ku bëhen mollët një okë
Ca ishuj në det si valë
Me pem e zogj tropikalë
Me sharrë e me sqeparë
Gdhëndin varka pëshkatarë
Ku dielli përvëlon dhenë
Qytete në rërë ngrenë
Si pyll plepash minaretë
Ku populli mjel devetë
Pazari si në përrallë
Nga tër bota sjellin mallë
Në Gobi, kush udhëton
Muri i Kinës gjarpëron
Gjëmojnë fshatra të tëra
Burra-gra me qindra zëra
Pyje të dëndur-të nxetë
Aq të gjatë takojn retë
Majmunë e leondarë
Plot zezakë gjuetarë
Në Egjypt, në lumin Nil
Plot me peshk e krokodil
Flamingot me pëndët shtrirë
Përmbi Nil e shkretëtirë
Ulen si avion në garë
Të stervitur peshkatarë
Të tër bishat në Afrikë
Nga tigri rojnë me frikë
Nëpër ferra ashtu si rri
Ësht azër për gjueti
Zarkadhet vijnë kope
Tigrat kërcejn si rrufe-
Në Lindje në shkretëtirë,
Male të pafund me rërë,
Ca mure do gjesh papritur,
Qytet i vjetër-braktisur
Si kudo kur vijn hordhitë
Vrasin popuj, djeg shtëpitë
Ç’ju ndodhi, dhe sa u vranë?
Sa shpëtuan, dhe ku vanë?
Në gërmadhat lodrat lanë
Prej fëmijësh Egjiptianë..
Si kudo kështu ësht bota,
Siç e tha njëri njëherë..
Ç’shkon përpjetë-prap do bjerë!.
Prill-2015