>
LETERSISHQIP

O Flamur

S’di, a të qaj, a të gëzohem?
Tash jemi dy shtete,
Një në jug, tjetri në veri
Veç Lugina mbeti nën Serbi,
Të ndarë Njëjtë dhe
shqiptarët n'maqedoni,
O flamur, flamur i vjetër
Ta kanë sjellë edhe një tjetër,
Po ky tjetri s’ka shqiponjë,
Veç pak njerëz me të festojnë.
Me ty flamur gjak dimë të festojmë
Me ty dimë edhe të gëzojmë,
Për ty flamur tortura kemi bartur
Me ty durimin e kemi mbajtur.
Vajton Lugina nën Serbi,
Për ditë ikin pleq e të rinj.
-Jo, nuk mundem të festoj,
Vëllezërit atje kur i kujtoj.
Po shpresoj, po ëndërroj
Një ditë bashkë të festojmë,
Gjithë së bashku nën një flamur
Pa kufij, pa mure, pa gurë,
O flamur, flamur që s'mposhtesh kurrë.

DËRGOI: