>
BIOSHQIP

Linda Halimi Vjen Me Këngë Në Anglisht “Cold World”

02-07-2015
Këngëtarja Linda Halimi, e cila jeton në Amerikë, ka publikuar klipin e këngës më të re “Cold World” që vjen në gjuhën angleze. Këngëtarja shqiptare kohë më parë njoftoi se do të synojë tregun muzikor në Amerikë dhe me këtë këngë ajo kërkon suksesin përtej oqeanit Atlantik. “Cold World më në fund u publikua… Faleminderit të gjithëve. Jam e lumtur që po publikojë këngën e parë në Amerikë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
(Indeksonline)

Linda Halimi Vjen Me Këngë Në Anglisht “Cold World”