>
BIOSHQIP

A është Ende E Martuar Linda Halimi?

14-11-2014
Linda Halimi tashmë e ka përfunduar këngën me të cilën do të paraqitet në festivalin e fundvitit në "TVSH".

Këngëtarja kosovare që prej dy vitesh po jeton në Amerikë, konkurron me një këngë të Chris dhe Zaap, por e cila është incizuar në New York, raporton Indeksonline.

Linda, ka bërë të ditur se synimi i saj është i qartë, fitorja dhe shkuarja në "Eurovision".
Ndërkohë, këngëtarja që tani ka filluar ti "korruptojë" fansat me puthje.

Sa i përket jetës private, është për tu çuditur se si Linda asnjëherë në rrjete sociale nuk publikon ndonjë foto me bashkëshortin.
(Indeksonline)

A është Ende E Martuar Linda Halimi?