>
LETERSISHQIP

Kur Duhemi Ne Të Dy

Kur duhemi ne të dy
dashuria ka shumë ngjyra
veç e kuqja që është me e ndezura.

Kur duhemi ne të dy
gjithçka ka emrin vlim
si vullkani.

Buzët bëhen të prushta
dhe sytë shkëlqejnë si qielli natës me yje.

Kur duhemi ne të dy
gjithçka e ka emrin ngjyra
veç të kuqës që është më e zjarrta
se është ngjyrë e perëndive.

Ne të dy duhemi
sikur dy lule të kuqe në fushen e jeshiltë
që duken edhe nga maja e malit Olimp.