>
LETERSISHQIP

Kthimi I Kapitenit

Vetem nje traste mbi shpine dhe asgje tjeter
Ne udhen e gurte hidhte hapat i heshtur
Guret mbanin akoma formen e ngjyren e vjeter
Nen hijen e nates akoma te fjetur

Valet kapercyen bregun
Koha theu kujfijte e nata u tret
Era mes kujtimesh i hapi te ngushte shtegun
Ndonje lot i cuditshem pikoi nga rete

Sa keq qe nuk kishte nje kale ti thoshte vetes Kostandin
Pas kaq vitesh kjo toke gati sa nuk e kishte harruar
Heshtja me fshese cdo fjale po ja fshin
Aty ketu edhe copa te shpirtit te lenduar

Fshati i zgjoi prape muret e gurit
Oxhaket tymosin si pleqte me çibuk
Ne shtepin e vetmuar dhimbja fshihej pas murit
Aty ku dore e nenes piqte ne furre buk

Pas asaje porte prej druri te geshtenjes
Kolle e thate e plakut dikure trokiste ne oxhak
Femijeria i doli me vrap prej mendjes
Po asnjeri nuk doli me , ta priste ne prag

Pleqte me nje rrase guri kishin nderruar shtepine
Koha ishte e gjate e smund te prisnin me gjate
Deti i degjoi e shpertheu me ulerime
Pak me tej dergjeshin edhe ca lisa te thate

I vetem duhet te zgjidhte kapiteni flokebardhe
Te qante si femije apo te ngurosej si burre
Ne cep te syrit lotet u vune ne rresht si ushtare
Kapiteni i detit qe nuk kishte kishte qare kurre

Zogjte permbi krye nuk kenduan me
Ne kullen e gurte nuk degjohej me asnje renkim
Ne enderrat e detit larg degjohej nje ze
Pas guresh jeta kish plasur ne trishtim

Udhet e gurta e sollen kohen e ngaterruar
Bota pas ujit ishte fshehur me dite e me nate
Eeh kapiten me dhimbje thinjash koken mbuluar
Odise qe perendite te sollen qe te vush me gjate.