TEKSTESHQIP

Lynx
Gjithmone
Lyrics

Më duaj kshu siç jam
dhe kur gabim e kam
jo mos u largo
atëherë më pranë qëndromë
Më duaj kur të të lendoj
dhe kur s’mendojmë njësoj
jo mos u trishto
sa të dua, mos e harro
Ta dish se për ty, për ty
do të jem gjithmonë aty
sado larg, unë prap do të vi për ty
Kudo të jesh do të të gjej
se të shtrenjtë të ndjej

Për ty sa vlej
sa më do, mos ma trego
Nëse e ndjej
që më don, kaq mjafton
Harro çdo gjë, harro çdo gjë
kush jam, si jam, nuk ka rëndësi
Harro çdo gje
por sa shumë të dua, gjithmonë kujto

Të dua kshu siç je
gjysmën tënde më ke
do të doja pranë gjithmonë
do të qëndrosh, premtomë
Në ditët plot me diell
kur yjet dritë mos kenë
dhe asgjë mos të ketë kuptim
tek unë prap të kesh besim

Për ty sa vlej
sa më do, mos ma trego
Nëse e ndjej
që më don, kaq mjafton
Harro çdo gjë, harro çdo gjë
kush jam, si jam, nuk ka rëndësi
Harro çdo gje
por sa shumë të dua, gjithmonë kujto

Kudo të jesh, kudo të jesh, do të gjej
Kudo të jesh, kudo të jesh, do të gjej
Sa vlej, sa vlej, sa më do
Sa vlej, sa vlej, sa më do
Harro çdo gjë, harro çdo gjë
kush jam, si jam, nuk ka rëndësi
Harro çdo gje
por sa shumë të dua, gjithmonë kujto