>
LETERSISHQIP

Krejt Shqipëri

(Tahir Sinani, tropojan, dëshmor i luftërave
në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë)

Shumë pak fjalë i foli nënës,
më shumë lot Sinani derdhi,
mbahu, nënë, si thotë zakoni!
Lum për ne koha na erdhi.

O moj nënë, unë jam betuar!
Se do të vdes për tokë e lumë,
këtu është Tropojë,
po Shqipëri ka më shumë.

Ajo fushë veshur me flakë,
është Kosovë, është Shqipëri.
Me pak shkollë, zemra ime!
E di mirë edhe ti.

Kthyer nga dielli i agimit,
niset trimi i tërë në gaz,
mumëron shekujt e robërisë
dhe një këngë i shkonte pas.

Njëqind vjet këtë ditë e pritëm,
sikur lulja që pret driteë,
Ndale shkja hapin pak!
S’e harrojmë kurrë ne traditën.