>
LETERSISHQIP

Mos Ma Vrit Ardhmërinë!

(Kundër gjakmarrjes)

Mos ma ndal diellin, të lutem!
Të më ngrohë si gjithë njerëzinë,
se jam një fëmijë i pafajshëm,
që nuk njeh hasmërinë.

Mos më ndaj nga lojërat fëmijërore!
e as nga bankat shkollore,
se nuk kam faj e përgjegjësi,
që njerëzit bëjnë çmenduri.

Mos ma vrit ardhmërinë!
Mos ma shëmto fëmijërinë!
Këtë dëshirë mos ma sfido!
Ndaj meje hakmarrje mos kërko!

Është lart një Perëndi,
që na sheh mua dhe ty,
andaj nëse mua më dënon.
Zoti i madh të gjykon.

Mallkuar qoftë djalë pas djali,
ai që la kanunin i pari,
që të ketë përjetë gjakmarrje,
e mes nesh të hapen varre.