>
LETERSISHQIP

Vargu I Hekurt

Nata ka rene ne Prishtine
Freskun solli shiu
Jam mbyll ne nje varg
S'dua kurre te dal..
nese me pyet:
kush n'a cenka vargu?
Pergjigje mos prit
Kurre s'do t'a them
se:per shurdhan
kot bie tupan...
Eh..sa e sa here
Duke qajte
E kam thene:

Kam peshtyre
Ne fytyre...
Kam share leht'lehte
Kam thene Nje Fjale
Nga OCEANI i te pathenave
Te tjerat s'i thash
As do t'i them
U binda tashme:....
Kotesi e kote
Ah!Kjo bote....

Kupto...........
Oceani po te gelltit
Cdo dite nga pak
Nga shume,cdo nate
Dallge e shpate
E une....
ATDHE
Nese te duhem
Me therrit
Te BURGUAR
Ne Nje Varg me ke!