TEKSTESHQIP

Mams
Kenga E Nenes
Lyrics

S'ka në botë më të mirë,
se sa ti moj nëna ime.

Sa e dashur, sa e mirë,
sa punëtore, dhe sa trime.

Me te gjithë je e qeshur,
dhe nga goja nxjerr veç mjalt
Fjala jote rrjedh nga zemra,
sytë e tu ç'vështrim të qartë. 2x

(REFRENI)
Ti je det,o det i gjerë,
plot me ndjenja ëndërrime.
Dashurinë për atdhenë,
ma rrënjose,nëna ime. 2×

Dashurinë për atdheun,
për atdheun tonë të shtrenjtë.
Ma skalite thellë në zemër,
se një nënëz, e vërtetë.

Ndaj të dua si vetë jetën,
kur të shoh ty të gëzuar.
Kur këndoj për nenen time,
për gjithë nënat kam kënduar. 2x

DËRGOI: