>
LETERSISHQIP

Ne Dhe Te Huaj

PER TE GJITHE EMIGRANTET
Sa lot dhe vuajtje
me veten time kalova
per rinine e humbur
qe ne dhe te huaj ecova.

Kur kishim varferine
kishim dhe dashurine
tani pará kemi
nga jeta te plakur jemi.

Ato vite githmone i kujtoj
me mall dhe nostalgji
ne rruget e qutetit te huaj
e vetme dhe pa dashuri.

Kur ne rruge ndonje shok takoj
qe gjuhen time te flasi
lumturohem nga gezimi
per ato vite te flasim.

Per rruget e Tiranes
malli sa shum me mer
sikur gjith ato ngjarje te
mos ndodhnin
dhe une bashke me shoqerine time
atje te jem.

Si u ndam keshtu
ne gjith anet e botes
cili zot na mallkoj
qe rinine tone te mos gezojme?!

Pse zoti im i madh
neve na zgjodhe
ne moshen me te bukur
ne dhe te huaj na hodhe?

Dhe vitet iken dhe vane
nga syte e mi dy pika lot rane
kush ato mbrapsht do ti ktheje
qe te lumtur ne veten ta ndjejme.

Me keto mendime eci
e vetme ne rruge te huaj
me shpresen qe nje dite
do takoj shoqerine e haruar.

DËRGOI:
Më shumë nga Margarita Llane