TEKSTESHQIP

Meda
Bixhozi
Lyrics

Pse qan Toka, pse qan Qielli?
Pse po linde e s’po ngrohe Dielli?
Pse nji nane ka mbet ne rruge?
Pse i kane mbet o femijet pa buke?

Çka me i thane vajzes se shkrete,
baben gjalle, pa babe ka mbet?
Cka me i thane djalit fatziut,
i thojne “biri i bixhozgjiut”?

Na ke lane pa shpi pa ndere,
s’na troket ma kush ne dere.
Na ke lane ne rruge tuj qa,
loti i femijeve ka me t'vra.

Na ke lane pa shpi pa ndere,
s’na troket ma kush ne dere.
Na ke lane ne rruge tuj qa,
loti i femijeve ka me t'vra, o ka me t'vra.

Ne na humbe, vet s'fitove,
kurre familjen nuk e gezove.
Na e ke vra gjithmone buzeqeshjen,
na ke ba mos me dashte jeten.

Babe u bane, po babe s'mbete,
veç bixhozit asgja s'deshte.
Zot i shpisë s'mundesh me u qujt,
kur nuk mundesh shpinë me e rujt.

Na ke lane pa shpi pa ndere,
s’na troket ma kush ne dere.
Na ke lane ne rruge tuj qa,
loti i femijeve ka me t'vra.

Na ke lane pa shpi pa ndere,
s’na troket ma kush ne dere.
Na ke lane ne rruge tuj qa,
loti i femijeve ka me t'vra, o ka me t'vra.

Loti i femijeve ka me t'vra, o ka me t'vra

DËRGOI: