>
BIOSHQIP
Biografia
U rrit në frymën islame bashkë me familjen në vendlindjen e tij. Si fëmijë ishte i pasionuar pas artit dhe krijimtarisë letrare, i cili këndonte dhe shkruante tekste. Kurioziteti dhe dashuria për muziken e shtyri të mësoi si të luante në disa intrumente muzikore qysh në fëmijëri. Rreth këndit fetar të tij u përkujdes i ati Sejdi Kurtishi, i cili është një ndër bartësit e Kuranit Famëlartë. Me një vullnet shumë të madh Mevlani vijoi shkollën fillore në shkollën “Imri Elezi” në Shkup. Ai e përfundoi shkollën fillore aty me një sukses shembullor, duke iu lënë mbresa stafit dhe nxënësve të tjerë. Në vitin 2010 vazhdoi shkollën e mesme profesionale në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ku edhe atje reflektoi suksesi i tij. Ai nxori dhe përfitoi mësime dhe eksperienca të veçanta në medrese ku ishte gjithashtu dhe pjestarë i korit të Medresesë (ku përforcoheshin aftësitë në aspektin e këndimit). E kaloi edhe këtë kapitull të bukur të jetës së tij, duke u çertifikuar me sukses shembullor. Nxënien e diturisë Mevlani e vazhdoi drejt Shteteve të Bashkuara Arabe, përkatësisht drejt qytetit të Sharjah-së. Aty ai filloi studimet islame në Universitetin “Al Qasimia”. Mësimet ndoqi në gjuhën arabe, gjuhë e cila zë vendin e pestë në memorien e Mevlanit, pasi që ai flet edhe katër gjuhë të tjera si: gjuhën shqipe, maqedone, angleze dhe gjuhën turke. Pas një përkushtimi të madh ndaj studimeve, Mevlani u zgjedh një ndër studentët e dalluar të universitetit, dhe nga ai u kërkua të jepte një mendim për Universitetin “Al Qasimia”, mendim i cili u publikua në gazetën “Halixhi” në Emirate. Përveç obligimeve shkollore, ai s’ndalonte së ndjekuri hapat e këndimit, ku në Sarajevë morri pjesë në një garë këndimi dhe ishte i vetmi që korri fitore në mes shumë konkurretëve të tjerë, dhe u kualifikua në garën botërore në Sharjah 2015. Një ndër eksperiencat më të preferuara të Mevlanit ishte kjo garë, garë e cila e plotësoi dhe formësoi titullin “këngëtar” për Mevlanin. Gjatë kësaj kohe Mevlanit iu shtua fama botërore dhe kishte shikueshmëri të madhe në rrjetet sociale, pasi që ai publikonte vazhdimishtë pjesë të shkurtëra nga Kuranit Famëlartë, depërtoi anë e mbanë botës ngase këndimi i tij kishte një nivel të lartë më i veçuar nga recituesit tjerë, pasi që kishte ndjekur kurse profesionale për mekame apo melodi. Mësues dhe përkrahës i tij ishte prof. Mustafa Hamdo. Mevlani tashmë posedonte aftësi të mjaftueshme rreth mekameve lindore dhe perëndimore. Kishte njohuri të plotë fetare dhe kulturë islame, ku ishte imam në shumë xhami të Europës. Mevlani ishte ai që u dha një kahje tjetër këndimeve fetare, kuntributi i tij ndaj këndimeve fetare ngriti shumë kualitetin në kohërat kur kualiteti i këtyre këndimeve ishte i ulët në Maqedoni; bashkpunoi me kompozitor të ndryshëm; shkroi tekste për figura publike; kopmpozoi vokale për filma; shkroi skenare të ndryshme, mori pjesë në ahengje e koncerte dhe projekte tjera. Si shoqërues i tij ishte edhe vëllau i tij Nusret Kurtishi, i cili shquhet dhe njihet si këngëtar i këngëve kombëtare fetare. Që të dy posedojnë produksionin dhe ekipin e tyre që punojnë për ta. Të gjitha këto arritje u bënë me sakrificë, vullnet, dashuri e punë të madhe, për një të ardhme të bukur të Islamit dhe muslimanëve.

Më datë 23 Korrik 2014, Nusret Kurtishi publikon videoklipin "S'ka Iftar E As Syfyr", në bashkëpunim me Mevlan Kurtishi. Muzika e këngës u punua nga Hazbi Thera, Mevlan Kurtishi, teksti u shkrua nga Hazbi Thera.

Më datë 31 Korrik 2016, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Ummati".

Më datë 25 Mars 2017, Nusret Kurtishi publikon videoklipin "Allah Ya Maulana", në bashkëpunim me Mevlan Kurtishi.

Më datë 8 Shkurt 2019, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Babullah".

Më datë 22 Shkurt 2019, Nusret Kurtishi publikon videoklipin "Sahere", në bashkëpunim me Mevlan Kurtishin. Muzika e këngës u punua nga Mevlan Kurtishi, ndërsa teksti u shkrua nga Fidush Aliu.

Më datë 13 Qershor 2019, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Si Nje Yll".

Në vitin 2019, Mevlan Kurtishi publikon albumin "Ishraq".

Më datë 13 Prill 2022, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Ya Habibi (Ey Sevgili)". Orkestrimi i këngës vjen i punuar nga vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 5 Janar 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Nje Deshire". Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga vetë Mevlan Kurtishi, ndërsa teksti u shkrua nga Fidush Aliu.

Më datë 20 Janar 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Ya Ilahi". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 29 Mars 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Hixhreti". Muzika dhe orkestrimi i këngës u punuan nga vetë Mevlan Kurtishi, ndërsa teksti u shkrua nga Fidush Aliu.

Më datë 18 Maj 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Allah Dhul Jalal". Orkestrimi i këngës vjen i punuar nga vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 15 Qershor 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Allahu Akbar". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 27 Qershor 2023, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Ey Nebi". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 1 Mars 2024, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Fakirhane". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, teksa për arranzhimin u kujdes vetë Mevlan Kurtishi.

Më datë 1 Mars 2024, Mevlan Kurtishi publikon videoklipin "Ramazani". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, teksa për arranzhimin u kujdes vetë Mevlan Kurtishi.