>
LETERSISHQIP

Makina Pret

(Babit tim të paharrueshëm)

Makina jote e ndalur tek rrugica
e heshtur rri, si e veshur në zi,
duket se edhe asaj i është ndalur zemra,
që atë ditë kur prej nesh u ndave ti.

Ajo ish makina e ëndërrave tona,
heroi ynë ti ishe mbi timon,
me sytë e qeshur, pasi ktheheshe nga puna,
na shëtisje rrugëve deri natën vonë.

Ti dije ta ktheje në një dhomë gazmore,
ku buçisnin radioja, muzika, shakatë
e dukej sikur na shpije për dore
që nga Qafë e Thanës gjer në Mal të Thatë.

Ashtu siç dije ta ngrohje shtëpinë,
kur mysafirët i prisje me sytë plot shkëlqim,
me shakatë e bëje me të këndshme dollinë
e shtëpia mbushej me dritë e gëzim.

Në mbremje uleshim në Turizmi i Vjetër
me mamin pinit verë, ne aranxhatë e akullore
me atë dashuri që natyrshëm të buronte
na sillja ngaherë botën fëminore.

Nga larg ne vijmë sërish tek prag i vjetër,
me një tufë lule e me lotë ndër sy,
makina në rrugica, nuk qas asnjë tjetër,
që të na ftosh brenda, të pret vetëm ty…