>
BIOSHQIP

Ja Nga Kush Frikësohet Mimoza Shkodra?

06-09-2014
Në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna këngëtarja Mimoza Shkodra ka shpalosur shumë detaje rreth jetës se saj, prej fëmijërisë e deri të destinacioni i ëndrrave të saj

Ngutshmëria është e meta e saj më e madhe. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Mimoza Shkodra në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna. Ajo mes tjerash ka treguar edhe se gjësendi më i shtrenjtë në dollapin e saj është një çantë dhe u ikën gjithmonë njerëzve injorantë!

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Shkodra: Shumë e lumtur, pa obligime.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Shkodra: Filmi që më ka pëlqyer më së shumti është “12 Years A Slave”. Ndërsa libri që më ka lënë më së shumti përshtypje është libri i shkrimtares Nora Roberts

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Shkodra: Ka shumë, por e kam një çantë.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Shkodra: Jam pak e ngutshme, shpesh ngutem për disa gjëra.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Shkodra: Si rri, si sillet, karakteri i tij.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Shkodra: Injorantëve.

Tribuna: Hobi juaj?
Shkodra: Të dëgjoj muzikë, të shkoj në kinema.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Shkodra: Telefonatat e shumta që më bëhen në kohë jo të përshtatshme e të cilave nuk mund t'u përgjigjem, kjo gjë më bën shumë shpesh nervoz.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Shkodra: Ndihmë nuk më kujtohet, por nganjëherë kur jam shumë e angazhuar me punë, kërkoj ndihmë nga familjarët, posaçërisht nga vëllai.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Shkodra: Gjarpri.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Shkodra: Pa kuletë dhe pa çantë.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Shkodra: Khu bre qysh ma ka falë Zoti këtë gjë e nuk më ka fal diçka tjetër, si çdo njeri që i di defektet e tij e dëshiron t'i ndryshojë.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Shkodra: Shumë moti, ndoshta para 5 muajve.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku do t'i kishit shpenzuar më parë?
Shkodra: Së pari u kisha ndihmuar atyre që i kanë kushtet shumë keq. E kisha bëre nijetin për vete, pastaj ndonjë shtëpi afër detit.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Shkodra: Diku afër deti s’ka rendësi ku vetëm të jetë afër detit.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Shkodra: Po shumë kur kam kohë bëj.
(Tribuna)

Ja Nga Kush Frikësohet Mimoza Shkodra?