>
LETERSISHQIP

Ma Mbaj Zemrën, Mjeshtri Im

Po çmendem, kam pikllim te thell në sy
mbi gjuhë kam një plagë të prerë si hënë
Ëndrra ime u kthye e shpresa më ra në gjunjë
Qetësi mbi shpatullat e një jetimi
Amanet zemrën, ma mbaj.
Mbaje!
Të mos bjerë në ato kurthe të pabesa
të mos vij e ta shpoje plumbi i një tradhëtarit
Mjeshtri im
kur është, ajo “koha” që e njeh ti?
Ajo nëpër tregime ku kishte dashuri
në të shkuarën
në të shkuaren dashuritë ishin endur mbi tezgjahun e qilimit
endje në duart e pastra të vajzave
emrat shkrueshin mbi shami
dhe varroseshin fshehtësisht në zemër
Të dashturuarit ishin fisnik dhe kurajoz
dashuritë dhe zënkat ishin vetem midis dy njerzëve
Por tani?
Dashuritë mblidhen në zemra shterpë në agim
nga dashuritë e verteta
dhimja e tradhëtis është e lindur që në pelena
nga netët me mekat
të gjithë mendojnë se bëhem rebel mbi dashurin
ndërsa dashuria më njeh mua kudo që më sheh
e njeh dëshira e madhe
e njeh mizoria
e njeh vdekja
kam turp nga vetja
u lodha, mjeshtri im
ç´bukë dua më unë nga ti?
ç´got uji?
ç´gjumë mbi një jastëk guri?
Bjeri me gjithë fuqin tënde qetësis time
që të bërtasë
zgjati duart, preke diellin
ngrirje nga gjumi
ma mbaj zemrën, mjeshtër!
Ma mbaj!
Më mbaj, më dërgo tek drita
Më mbaj, më dërgo tek drita.

Më shumë nga Miri Gjocaj