TEKSTESHQIP

Motrat Mustafa
Histori Muj Hyseni
Lyrics

Këngë për Historianin e UÇK-ës

Ngoni shokë,ngoni vllazni
po jau knoj ni kangë n'ujdi
unë këtë kangë po du me knue
ni Heroi ja kam kushtue
ni Heroi ai djal Shaljani
o ja thon emrin HISTORIANI !

Po atë ditë ora 14
Rrusta shkon Majdanit përpjetë
kish me veti dhe tre shokë t'vet
Ahmetin,Xhemën e Asllanin
o jo për t'gjallë se lshojm Majdanin
s'lshojm Majdanin e Rahovës
o ktu luftojmë për tokë të Kosovës.

Çka Preteni që po ushton
Rrustem Gumnishta po lufton
lufton Rrusta në Majdan t'Rahovës
Ja zbardh ftyren Shalës së Bajgores
Krisi pushka e u kall Preteni
po lufton Rrustem Hyseni
Lufton Rrusta o me shoqëri
E dhan jetën o për Shqipëri.

Çka Preteni që po gjëmon
Komandant Shemi po rënkon
kqyre Shemi çka ka tregue
mas Rrustemi sdu me jetue
kjo ka ndodh o me t'vërtetë
po atë ditë ora njëzet
Komandanti u vra dhe vet
U vra Shemi e Arsim Muzaqi
Ooo për jetë t'jetës oo more Lavdi paqin !