TEKSTESHQIP

Motrat Mustafa
Djell E Hane
Lyrics

Heeej Diell e hanë shëndrrit këtë dhe
nanë Kosovën o ku kam le
ku e rrita s'pari shtatin
ne këto troje derdha gjakun
pina ujë të kësaj toke
bashk me lot e nanes loke

ooo nana loke (2x) më përkundi
mi këndoj more do këngë gjumi
biri im paç uratën
ma la pranë pushkën dhe shpatën
mi përkdheli faqe durë
ma mloj kokën o me flamur
me shqiponjën dy-krenare
na vnoj n'gjum nana shqiptare
si mos vdeksh bir për këtë dhe
sot ke vdek s'ki ma me le

ooo rrita shtatin kullë prej guri
Sy e dritë mi dha flamuri
Se si vihet te Illiria
T’gjitha rrugët mi mësoj Frangjia
Se qysh duhet derdhun gjak
Kështu na mësoj babëgjyshi plak

ooo biri im mos t'dhimset jeta
për këto troje për këto shkrepa
kqyrru bir pak n'rrulla t'ballit
ke me i mësu gjitha rrugët e malit
amanet na paska lan
amanet plisin e bardh
kush tenton me shkel me kam
ooo mos paq pushkë ooo
ooo haje me dham o njo heeej

DËRGOI: