TEKSTESHQIP

Naile Hoxha
Unë Kujtim Jam Tu Dërgue
Lyrics

Unë kujtim jam tuj dërgue
n'shejë t'miqsisë
Me kto lule me t'kujtue
prej dashnisë
Se jane t'bukra,janë t'pranverës
plotë me erë,
O ruji fort moj e bardha verë.

Për kujtim kto lule t'zgjodha
me mallngjim
Nji nga nji moj une ti mblodha
për kujtim
Janë të bukra, janë të vlera
si ne prill
O të mbushin-o me erë të mirë

Kto janë lule prej saksie
me shumë mallë
Edhe janë si shejë dashnie
gjinden rrallë
Merr kto lule me shumë ngjyra
ec m' kujto
O vashë e bukur-o mos m' harro.