TEKSTESHQIP

Naser Dula
Të Lutem Më Fal
Lyrics

Takimet tona po rrallohen
si pikat e shiut në verë,
por ti prapë je brënda meje
dhe unë veç emrin tënd them.

Bisedon ti me të tjerë
unë kam frikë mos të humbas,
të kam fyer ndonjëherë
krejt padashur, të lutem më fal!

Ti më je dielli i mëngjesit
që butësisht vjen e më zgjon,
tek ti më fle dëshirë e shpirtit
që bashkë të rrimë gjer natën vonë.

Kush dashuroi me të vërtetë
pak çaste e provoi xhelozinë
dhe u trishtua lehtë,
në zemër i lindi pak mëri.