TEKSTESHQIP
Netët E Klipit Shqiptar 2
“Netët e klipit shqiptar” (edicioni i 2-të), ishte spektakli i përjavshëm që ka zënë vend në ekranet e TV Klan, me prezantues Leon Menkshi dhe Zaimina Vasjari dhe nata finale është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve me prezantues Çiljeta Xhilaga, Leon Mekshi & Zhaku. Pas 8 javësh, ku janë prezantuar mbi 60 krijime, operatorësh, montazhesh, këngëtarë, stilistë e modele.

Nga 60 krijime, 36 janë në konkurrim deri në gjysmë finale, për të vazhduar me seleksionime të tjera. Ky është viti i dytë që netët e kripit shqiptarë mbledhin artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Anëtarët e Jurisë ishin: Fatmir Koçi, Hektor Pustina, Anila Konomi, Afrim Spahiu, Besnik Bisha, Ylljet Aliçkaj, Pleurat Himaduiva, Pirro Milkani dhe Rajmonda Bulku. Kjo e fundit, tregon risitë e këtij spektakli.

Rajmonda Bulku:- “Një ide e shkëlqyer për të qenë, që është hera e dytë dhe që do të vazhdojë çdo vit. Është shumë bukur, sepse është nxitje për t’u zhvilluar dhe kjo gjini e muzikës, që tek ne nuk ka qenë e njohur. Ka një cilësi shumë të mirë, dmth. çdo gjë vjen duke u zhvilluar, ashtu siç vjen duke u zhvilluar dhe përtej kufirit. Vazhdojnë të vijnë videoklipe shumë të mira nga Kosova, nga Maqedoni e Mali i Zi”.

Në 11 Maj, në Pallatin e Kongreseve, u zhvillua nata finale, në të cilën mbërritën 20 krijime. Në mbrëmjen e fundit u dhanë 4 çmime, për regjinë më të mirë, 4 për kamerën, katër për montazhin më të mirë, katër për interpretuesin dhe 4 për çmimin e madh. Mbrëmja e 11 Majit, mblodhi në sallën e Pallatit të Kongreseve artistë nga e gjithë Shqipëria, por edhe të huaj të ftuar.

Fitues: Klipi "Mos u Verbo" - Hueida El Saied
Produksioni I.O.M Video: V.G.A Studio
Netët E Klipit Shqiptar 2 (2003)
  • Netët E Klipit Shqiptar 2
  • Viti: 2003
  • 09/03/2003 - 11/05/2003
  • Pallati I Kongreseve, Tiranë
  • Prezantuesit: Çiljeta Xhilaga, Leon Mekshi & Zhaku
  • TV: Tv Klan