TEKSTESHQIP
Netët E Klipit Shqiptar 13
Këtë fillimverë do të jetë Shkupi kryeqendra e të gjithë artistëve protagonistë të studiove të krijimit të klipeve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Pas një maratone 7-javore konkurrimi, të transmetuar në Televizionin Publik Shqiptar dhe dy javë nominimi, nata gala e edicionit të 13-të “Netët e Klipit Shqiptar” u përmbyll në Shkup, mbrëmjen e 1 qershorit. Kështu, producenti Petri Bozo ka vendosur që këtë vit ta shndërrojë Çarshinë e njohur edhe në mikëpritësen e protagonistëve të këtij viti të “Netëve të Klipit”, artistë të njohur e të rinj nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e diaspora, të cilët do të parakalojnë mbi tapetin e kuq, në një mbrëmje me garë të fortë dhe të ftuar specialë. Në këtë edicion u përzgjodhën 56 klipe konkurruese, nga mbi 130 që janë realizuar, të cilat janë prezantuar në ekranin publik shqiptar javë pas jave, më të mirët ndër të cilët do t’i nënshtrohen garës finale për çmimin e madh që u dha në Shkup.

Në qytetin e Shkupit, në sheshin “Skënderbej” nën kujdesin e komunës së Cairit dhe kreut të saj, z.Izet Mexhiti, është mbajtur edicioni i festivalit “Netët e klipit shqiptar”, për herë të parë jashtë Tiranës. I gjithë stafi kishte udhëtuar drejt Maqedonisë për të realizuar atje diçka shqiptare me performanca të mëdha. Shkupi ishte qendra që kishte mbledhur shumë artistë në këtë event për të bërë një organizim artistik. Fituese e këtij edicioni është shpallur këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila me projektin e saj ”Çika e kojshisë” ka marrë votat e jurisë si klipi më i mirë i vitit. Pjesëmarrës në këtë event kanë qenë shumë personalitete dhe figura të njohura të artit e të politikës, të cilët e kanë nderuar këtë festival me praninë e tyre. Ndërkohë, e lumtur për çmimin, Leonora këtë gëzim e ka ndarë mes miqve të saj artistë.

Çmimet e fituara në edicionin e 13-të të festivalit Netët e klipit Shqptar janë:

Videoklipi më i mirë në të gjitha kategoritë - Leonora Jakupi "Vajza e kojshisë"
Debutuesi më i mirë në klip - Anita Haziri "Nostalgji"
Videoklipi më i mirë i muzikës qytetare - Albatrit Muqiçi "Qika Qika"
Montazhi më i mirë në klip - Offchestra "A bon"
Çmimi Deliart - Mateus Frroku "Në buzët e tua"
Klipi më i mirë i muzikës rock - Orgesa Zaimi "Between a rock and a hard pleace"
Fabula më e mirë në klip - Neki Emra "Një dhimbje mbete ti"
Grafika më e mirë - Enter Media, Big Mama "Ku mbeti dashuria"
Interpretuesi më i mirë mashkull - Visar Rexhepi "Trëndafil
Çmimi Special i Jurisë - Selami Kolonja & Kastriot Tusha "Vargje për nënën"
Rexhia më e mirë - Blerdi Manushi (MAXIMUS)
Dueti më i mirë - Redon Makashi & Vullnet Ibrahimi "Ditari"
Kamera më e mirë - MAX Production, Ronela Hajati ft. Elgit Doda "Mala Gata"
Çmimi i Medias - Vesa Luma "I Ndaluar"
Videoklipi më i mirë Alternativ - Adrian Gaxha & Floriani ft. Skivi "Welcome to Prishtina"
Interpretuesja më e mirë - Big Mama "Ku mbeti dashuria"
Produksioni më i mirë - EnterMedia Studio
Çmimi i Publikut - Adrian Gaxha & Floriani ft. Skivi "Welcome to Prishtina"

Anëtarët e Jurisë ishin: Silva Baltadori, Gent Bejko, Rezarta Delisula, Bujar Kapexhiu, Avni Qahili, Naim Abazi dhe Sermine Burimi.
Netët E Klipit Shqiptar 13 (Tekste & Video)
Image 129055
Image 129056
  • Netët E Klipit Shqiptar 13
  • Viti: 2014
  • 11/04/2014 - 02/06/2014
  • Sheshi Skënderbej, Shkup
  • Prezantuesit: Klea Huta, Avni Qahili & Migena Gerenza
  • TV: Rtsh & Mktv
  • Radio: Radio Tirana