TEKSTESHQIP

Nexhat Osmani
Asnjeher
Lyrics

A pse skam fuqi,
Që t'bëj ta kuptosh
Se sa shumë unë ty të dua
Ç'është e jotja dashuri për mua

Me asgjë n'këtë botë,
S'mund të t'krahasoj
Por të paktën ti më lejo,
Ta hap zemrën e të tregoj,
Se për ty kurrë nuk do t'ndaloj

Asnjëherë moj asnjëherë,
një mundësi pse nuk ma dhe?
Asnjëherë moj asnjëherë,
të t'rrëfehem nuk më le, Jo!
Dy lumenj që kurrë s'u bashkuan,
Jemi unë dhe ti
Derdhur, në gurrë plot dashuri!

A thua kështu, Zoti më dënoi
E pa ty të jem i vetëm,
në errësirë ta kaloj jetën.
E kjo dashuri,
Nuk mund të lulëzoj,
Por të paktën ti më lejo,
Ta hap zemrën e të tregoj,
Se për ty kurrë nuk do t'ndaloj

Asnjëherë moj asnjëherë,
një mundësi pse nuk ma dhe?
Asnjëherë moj asnjëherë,
të t'rrëfehem nuk më le, Jo!
Dy lumenj që kurrë s'u bashkuan,
Jemi unë dhe ti
Derdhur, në gurrë plot dashuri!

DËRGOI: