>
BIOSHQIP

Nexhmije Pagarusha Merr Nënshtetësinë Shqiptare

12-04-2014
"Bilbili i Kosovës", Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare është bërë shtetase e Shqipërisë. Prej 4 vjetësh ajo priste të merrte pasaportën shqiptare dhe tani ajo i është dhënë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Pagarusha është shprehur mjaft e lumtur, duke e cilësuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare si një dhuratë të madhe pavarësisht pritjes së gjatë për të.

"Kam pritur në të vërtetë shumë, por më në fund u realizua. Së shpejti do të vizitojë djalin, nipërit dhe vëllain në Zvicër. Nuk mundesha të ndiqja rrugët e tjera zyrtare për t’u pajisur me një vizë dhe tani ndihem me të vërtet e lumtur që do të më jepet kjo mundësi, megjithëse nuk e di sesa do ta shfrytëzoj. Kam dashur prej kohësh të kisha nënshtetësinë shqiptare, tani do ta ruaj me shumë xhelozi deri në momentet e fundit të jetës", është shprehur Nexhmije Pagarusha.
(Zëri)

Nexhmije Pagarusha Merr Nënshtetësinë Shqiptare