>
BIOSHQIP

Noizy, Kumbari I Jetimores Së Durrësit

15-05-2015
Reperi i njohur Noizy ka treguar edhe më parë nëpërmjet rrjeteve të tij social se ai është shumë i lidhur me fëmijët, madje ai shumë shpesh vizition edhe jetimoret, siç është rasti në jetimoren e Durrësit, ku thotë se ka ca miq të vegjël atje.

Së fundmi ai ka postuar në rrjetin e tij social në facebook disa fotografi ku shihet me djalin e një miku të tij i cili nuk jetonë më si dhe së bashku me fëmijët e tjerë të jetimores. Madje Noizy tashmë cilësohet si "kumbar" i këtyre fëmijëve.

Noizy gjithashtu nuk nguron që edhe në dhjetor për festa të vishet si babadimër dhe t'ju dhurojë dhurata fëmijëve të pa strehë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Noizy, Kumbari I Jetimores Së Durrësit