TEKSTESHQIP

Nonda Kajno & Olsa Pema
Kur Jemi Larg
Lyrics

Djali:
Ku të të gjej sonte ku të t’gjej
Nga malli shpirti m’ësht’ përflakur.

Vajza:
Këtu ku jam gjithçka tani më flet
Vetëm për ty, per ty i dashur!

Të dy 2x:
Kur jam larg nga ti
Të flas dua kaq shumë
Por pranë teje fjalët s’di ku shkojn’
Se k’të dashuri
Që ne na le pa gjumë
Nuk ka fjalë zemre ta tregoj

Djali:
Ah, sytë e tu Kudo më ndjekin pas
Janë yje plot vezullime.
Vajza: Dhe unë këtu
Ty vec të mendoj
Për ty humbas në ëndërrime

Të dy 2x:
Kur jam larg nga ti Të flas dua kaq shumë
Por pranë teje fjalët s’di ku shkojn’
Se k’të dashuri Që ne na le pa gjumë
Nuk ka fjalë zemre ta tregoj