A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Fest Nota e Artë 2012

08/12/2012 - 08/12/2012
Salla Universale, SHKUP
Prezantuesit: Adriano Rama & Arianita Toçi
TV/Radio: MRT / Radio Shkupi
Në ekranin e televizionit Alsat M, me 8 Dhjetor 2012, në orën 20:00, drejtpërdrejtë nga Salla Universale e Shkupit, transmetohet festivali Fest Nota e Artë. Bëhet fjalë për edicionin e dytë të këtij festivali mbarëkombëtar të këngës popullore. Të gjithë adhuruesit e gurrës popullore, sonte do të kenë mundësi të dëgjojnë kompozime të reja, po edhe këngë të dëgjuara të cilat do të vijnë si në versionin e tyre origjinal, ashtu edhe të përpunuara me rrymat e sotme, nga të ftuar specialë të festivalit. Edhe këtë vit, drejtoria e festivalit është përpjekur të bëjë një përzgjedhje të duhur të këngëtarëve pjesëmarrës. Do të ketë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, përfaqësues nga disa qytete të Maqedonisë, këngëtar nga Kosova dhe Shqipëria. Më konkretisht, 21 pjesëmarrës do të bëhen pjesë e garës së sotme. 3 çmimet e para ndahen po sot nga publiku, në sallë dhe shikuesit përmes tele-votimit, në numrin e telefonit 141 345, dhe pastaj, numrin e këngës për të cilën votoni. Prezantuesit janë nga Shqipëria, Adriano Rama dhe Arianita Toçi. Ndërkaq, Këshilli Artistik i festivalit do të ndajë çmime të tjera, për tekstin, muzikën, orkestrimin, interpretimin, dhe paraqitjen më të mirë skenike. Janë 8 çmime të tilla, si dhe disa mirënjohje për të ftuarit speciale. Të ftuar do të jenë këngëtarja Remzie Osmani dhe vëllai i saj Nexhat Osmani nga Kosova, nga Maqedonia është këngëtari Selami Kolonja , ndërsa nga Shqipëria është e madhja Eli Fara. Biletat e festivalit kushtojnë vetëm 250 denarë, të cilat mund të blihen në Sallën Universale në Shkup. Vitin e kaluar festivalin e parë të muzikës popullore 'Fest Nota e Artë' e fituan dueti Aziz Murati & Lindita Hakaj me këngën "S'paske qen kismet". Këtë vit, ky festival rikthehet në ekranin e Alsat M, i cili është edhe një prej sponsorëve të tij. Alsat-M.

Fest Nota e Artë 2012 Nota Fest

Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.5 / Votuan:  12



Loading...


Kalendari
19/01/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu
33 vjeç

Votimi i Javës
   15-21 Janar 2017

A Bëjnë Bujë Këngët E Reja Të Unikkatilit?

  Fare

  Po

  Jo

  Jashtëzakonisht

  Shumë

  Aspak

Voto