>
BIOSHQIP

Parashqevi Simaku, Fotogaleria E Pasur

23-04-2012
Prej dy dekadash u terhoq nga skena shqiptare ne kerkim te nje jete me te mire ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe deri diku edhe e gjeti. Parashqevi Simaku, kengetarja qe tundi muziken shqiptare ne fund te viteve '80, u shfaq ne koncerte te medha neper diaspore, por edhe me nje mashkull ne krah, i cili me pas u be bashkeshorti i saj. Por prej dy vitesh duket se nuk ka me asnjeren prej atyre qe gjeti, pervec nje djali nga martesa e shkurter. Parashqevi Simaku eshte divorcuar nga bashkeshorti dhe nga skena. Te pakten keshtu thone miqte e saj, nderkohe qe ne profilin e saj personal ne facebook ajo ka hequr te dhenat lidhur mbi gjendjen civile, si edhe fotografite qe ka pasur me te shoqin. Ka lene vetem ato te saj, si dhe te djalit. Nderkaq, qindra pyetje i behen nga miqte ne FB, se me cfare po merret kohet e fundit, ku performon dhe si po i shkon jeta private. Pyetje qe kane mbetur qe te gjitha pa pergjigje prej me se nje viti, pavaresisht se eshte aktive here pas here me komentet e saj mbi ceshtje te pergjithshme, kryesisht filozofike, pa lidhje me muziken. Ajo duket krejt e terhequr nga bota muzikore, por jo nga nostalgjia.

Duke vezhguar nje tjeter profil te saj, kesaj here ne myspace.com, zbuluam foto qe nuk i kishim hasur kurre me pare. Nje Parashqevi vogelushe me shami pionieri, duke kenduar ne pallatet e kultures se diktatures komuniste, por edhe nje Parashqevi seksi duke pozuar me veshje te brendshme prej dantelle dhe mendafshi.

Dhe dicka tjeter per ta kujtuar me sakte: Parashqevi Simaku lindi me 1 shtator 1966. Ajo lindi ne Kavaje dhe me pas u shperngul ne Durres. Ka kenduar ne shume festivale dhe koncerte te pranveres. Ne vitin 1988 fitoi cmimin e pare te Festivalit te 27-te te Kenges ne RTSH me kompozimin e Piro Cakos "E duam lumturine". Pas vitit 1991, ajo u largua ne SHBA, duke u marre edhe atje me muziken dhe duke nxjerre nje album. Hera e fundit qe u shfaq ne Shqiperi si kengetare ishte viti 1996, ne Festivalin e 35-te te Kenges ne RTSH. Ishte e ftuar speciale. Vite me vone, ajo shkeli serish ne Shqiperi, por thjesht per vizita private. Sakaq ne setin e fotove te saj, mungojne pozimet e viteve te fundit. Megjithate ne e gjetem nje, qe per hir te se vertetes, eshte e transformuar totalisht. Nje Parashqevi e pakuruar dhe ne mbipeshe. Gati-gati nuk njihet fare…
(elizabeta ilnica/panorama plus)

Parashqevi Simaku, Fotogaleria E Pasur