>
BIOSHQIP

Parashqevi Simaku Pëson Paralizë Të Gojës

28-10-2012
Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku ka pësuar paralizë parciale (paralizim të pjesshëm të fytyrës),cka e pengon të këndojë dhe kjo gjendje e ka trishtuar shumë jo vetëm këngëtaren por qindra mijë fansa të saj kudo që jetojnë.
Dëshpërimi arrin deri aty sa këngëtarja të stepet për të ardhur në Shqipëri dhe të flasë e demoralizuar për të ardhmen e saj.
Ka qenë Jolanda Dhamo e cila ka treguar e para ngjarjen e dhimbshme për këngëtaren.
Ajo pohon se janë shoqe të ngushta me Simakun dhe tregon se ka një dhëmbje të madhe për faktin që Parashqevi është sëmurur.
''Dëshira është e madhe të vij një herë e të kthehem përgjithmonë,por nuk e di,më duket se kam marrë fund'',citon Jolanda bisedën e bërë me Parashqevi Simakun.
Foton që po shikoni është foto e kohëve të fundit që tregon qartë rënien e këngëtares, pezmatimin dhe trishtimin që e ka vënë përsipër.
Para pak muajsh, Parashqevi Simaku pësoi një tjetër dramë në jetën e saj.Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj,një shtetas amerikan,i cili ishte edhe menagjeri i saj, Ajo tani jeton me djalin e saj 10 vjecar Luke.
(noa)

Parashqevi Simaku Pëson Paralizë Të Gojës