TEKSTESHQIP

Pellumb Elmazi
Kur Të Më Mungosh Ti
Lyrics

Nëse një ditë do largohesh,
me shpejtësi do ikësh nga unë
do të hedh zinxhirët e kujtimeve
të jesh e sigurt se do humbësh shumë.

Do humbësh ditët e bardha të prillit
do humbësh netët e zjarta të verës
magjepsjen e dashurisë në mes të pyllit,
po bregun ti a mund ta fshish.

Refreni:
Pendimi gjithçka do të pushtojë tek ty
ngadalë do të ngacmojnë kujtimet
psherëtimat dhe lotët s’do sjellin dobi
në zemër do rrinë largimet.

Dhe unë pas teje s’do bredh i trishtuar
s’do vij të të lutem për pak dashuri
si një i vetmuar duke kërkuar
të jemi bashkë përsëri.