TEKSTESHQIP

Prince Double H
Fati I Shqiptarit
Lyrics

Refrain:

Po shihet qdoher – jeta nuk osht fer,
i huj n´perendim – n´vend tënd auslander.
Kjo rrugë është pa kthim – pasha syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Lotë me shkojn për faqe – zemra flak mu kall,
te lutem nënloke – me ma bo hallall.
Qysh ta mbylla derën – mu than syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Vers 1:

Dimri i 93´tes – zemra po i qan,
gru e thmi për dore – i len babë e nanë,
motra e vllazni – axhën edhe shoqnin,
po e len vendlindjen – magjën dhe shtëpin.

N´kufi nëpër male – në ujë deri në fyt,
nuk din me notu – pa ndihm desh u mbyt.
Krejt me tjera ëndrra – ather kur u nis,
tash t´jeton n´kampe –n´kazerma t´ushtris.


Asgjë nuk i mbeti – prej qe u nis ngjeti,
vetëm një grusht dhe – e ka marr me veti.
Edhe pse i ngrati – don me lu në kry,
Borxhet dhe inati – nuk e lajn mu kthy.

Edhe pse mundohen – gjuhën sdin me msu,
fëmija adoptohen – nisin shqipen me harru.
Pa letra tu hjek – shtetin smun me lëshu,
Prindrit i kan vdek – n´vorrim smun me shku.


E kthen satelitin – shqip tu fol me ndi,
malli ja plas zemrën – për motra e vllazni.
Ndan bukën prej gojes – do lek me jau qu,
i len femijën me hjek – për me ju ndihmu.

Djali tij nga padrejtsia – rrugve t´kqija shkon,
Qika tij pi ndrron – her t´zi, her gjermon.
E humbi familjen – tu e kerku mat mirën,
i humbi të gjitha – traditën dhe ftyrën.

Refrain:

Po shihet qdoher – jeta nuk osht fer,
i huj n´perendim – n´vend tënd auslander.
Kjo rrugë është pa kthim – pasha syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Lotë me shkojn për faqe – zemra flak mu kall,
te lutem nënloke – me ma bo hallall.
Qysh ta mbylla derën – mu than syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.


Vers 2:

Verës ik nga lufta – n´vitin 98,
i mungon buzqeshja – dihet qe ka hjek.
Po ajo që e përjetoj – n´krahasim me ta.
qe osht para tij – nuk ka qen kurgja.

Deri sa n´vendlindje – po e pret e tjetra,
mashtrohet n´gjermanka – martohet për letra.
Pret tjetra me bindje – se dot vjen i shkreti,
te ajo n´vendlindje – për me marr me veti.


Tash mas disa vitev – e ka bo makinen,
si rroktar në baushtella – e ka demtu shpinën.
E n´vend të shqiptarës – asaj pa behane.
i mbet n´dorë gjermanka – e ka lan shtatzane.

E bukur zeshkane – qika tezës tij,
met e shpirt e lshojn – me shku n´gjermani.
Fundi 99´tës – dashni a prej zorit?
Len mrapa dashnorin – ik me ushtar t´kforit.


Thot pom kritikojn – veq prej xhelozis,
thot na dy po flasim – gjuhë te dashuris.
Kalojn disa vite – gjuhën e ka msu,
tek tash ka kuptu – sa shum ka gabu.

Tash ma kthim nuk ka – e mbyti kjo barr,
Burri ju ka nda – e femijn ja ka marr.
N´vend me shiju jeten – si nusja e filanit,
ka mbet pusja e mamit – pastrusja e gjermanit.


Refrain:

Po shihet qdoher – jeta nuk osht fer,
i huj n´perendim – n´vend tënd auslander.
Kjo rrugë është pa kthim – pasha syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Lotë me shkojn për faqe – zemra flak mu kall,
te lutem nënloke – me ma bo hallall.
Qysh ta mbylla derën – mu than syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.




Vers 3:

2015´ta – nanë kosovë e shkreta,
ra n´dor të mafiozve – kjo osht e vërteta.
Vllëzrit ton me mjekrra – n´vezhgim permanent,
sot armiku i popllit – shqipfolst n´parlament.

Islamofobi – sherri ju ka hi,
na lan pa flamur – tash fes ja kan msy.
Ata qe na prejtën – egërsir na thon,
dje na ka rreh shkijet – e sot gjinja jon.


Nga kto padrejtsi – tjetër rrugë si mbet,
i merr gru e fëmij – niset për gerbet.
mbushen autobusat – thon ktu nuk ka jetë,
me mijra karrika – n´shkolla zbrat kan mbet.

E kan qel kufirin – Serbia si ndal,
shkaut i kesh zemra – kur pi sheh tu dal.
Deputetët n´villa - prapanicën tert,
Për qe vdesin gjinja ftofti – n´kufi se kan dert.


Me ditë tu hjek rrugve – kan mrri n´gjermani,
spi pranojn azil – e po dojn mi kthy.
Tash nisen per zvicërr – franc a norvegji,
po pranojn azil – prej dikujt kan ni.

Pa pik vërtetimi – asaj fjale i pshtetet,
qishtu i shkon jeta – duke i ndrru shtetet,
T´dëshiroj sukses – ardhmëri të arit,
Po n´vend t´huj të vdes – ish fati i shqiptarit.



Refrain:

Po shihet qdoher – jeta nuk osht fer,
i huj n´perendim – n´vend tënd auslander.
Kjo rrugë është pa kthim – pasha syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Lotë me shkojn për faqe – zemra flak mu kall,
te lutem nënloke – me ma bo hallall.
Qysh ta mbylla derën – mu than syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Po shihet qdoher – jeta nuk osht fer,
i huj n´perendim – n´vend tënd auslander.
Kjo rrugë është pa kthim – pasha syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.

Lotë me shkojn për faqe – zemra flak mu kall,
te lutem Bablok – me ma bo hallall.
Qysh ta lshova pragun – mu than syt e ballit,
gjithë tu vujt prej mallit – ish Fati shqiptarit.