TEKSTESHQIP

Qamil Shtavica
Dashuria E Parë
Lyrics

Natë e ngrohtë maji
E vetëm unë dhe ti
Hëna tuj shëndrit
Ne tuj përshpërit.

Sytë gjatë u shiquan
Buzët na u bashkuan
Nga puthja e parë
U skuqe si zjarr.

-Ref-

Ah, sa të dua
Vetëm ti e din
Ah, sa të dua
Ti je shpirti im.

Fat thonë ka atëherë
Kur jep dhe kur merr
As unë, shpirt, as ti
Ndjenjat si kem kursy.

Plotë epsh shkoi kjo natë
N’mend do ta mbajmë gjatë
T’parën dashuri
N’mend e mban çdo njeri.

-Ref-

Ah, sa të dua
Vetëm ti e din
Ah, sa të dua
Ti je shpirti im.

DËRGOI: