TEKSTESHQIP

Qamil Shtavica
Ditë Të Bukura
Lyrics

2x
Ditë të bukura moti kanë kaluar
Dhe pa puthje u largove ti
Unë i (e) shkreti tash po bredhi natën
Ty i-e dashur s’ mundem me t’ harru.

2x
Po mundohem ty me të harruar
Por i kot është mundimi im
Se takimet tona për çdo ditë
M’ sjellin n’ zemër dhimbje dhe kujtim.

2x
Kur vallzojshim ma shtrëngojshe dorën
Dhe më pyetshe a të dua unë
Unë të dua por ti më tradhtove
Pa ty jeta ime ka mbaru.

2x
Kur në vjeshtë ikin dallëndyshet
Bashkë me to u largove ti
Mua m’ la-e vetëm trëndafilin
Si kujtim të asaj dashurisë.