TEKSTESHQIP

Qamili I Vogel
Vjersha Ime
Lyrics

O ju shokë miq dhe dashamirë
Kur t’ kaloni ndo ‘i herë k’tu pari –
K’theni e m’ k’qyrni ku jam i shtrirë
Ndoshta pak ju hiqet malli !

Këto fjalë që janë n’ këtë guri –
Për kujtim Ju ua lash n’ atë jetë
Se jam kenë gjithmonë i Juaji
Ju këndova pa hiq pritesë !

Një pjesë t’ botës e kërkova
Tuj këndu’ ndër mërgimtarë...
Me dëshirë gjithmonë iu këndova –
Veç me i kënaqë kah ka shqiptarë !

Pra m’ kujtoni or shokë të mi
E mos harroni kët’ arshik të vjetër
Se jam kenë nji sevdali
I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !

62 vjetët unë që jetova –
Nuk u ngina me atë jetë !...
Boll fort para që u mundova
Por s’ ish çare për pa vdekë !...

Qamili i Vogël
Prishtinë 07.06.1986

DËRGOI: