>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Jam Qazim Beka. Kam lindë në një familje fshatare jo edhe aq të pasur të asaj kohe. Prindërit e mij kanë pasur 7 fëmijë, tre djem e 4 vajza. Jam i katërti. Kemi vazhdu jetën me kushte të rënda. Më kujtohet kur kam filluar ditët e para të shkollës, kemi pasur kushte të rënda ekonomike sepse prindërit mirreshin me bujqësi, nuk kishim të ardhura. Shkolla në fshat ishte vetëm deri në klasën e katërt. Rrugët ishin të këqija dhe nuk kishim as për të veshur e mbathur. Nuk i kishim të gjitha librat dhe fletoret. Në shkollë mësuesit të rrihnin për gjënë më të vogël. Më kujtohet një rast që mësuesi më ka rrahur shumë. Por edhe unë e bëra një gabim. Sollen disa fotografi me natyrë të bukur në shkollë. Mbaja në dorë një llastik dhe duke e sjellur atë, e dëmtova atë fotografi që edhe sot më kujtohet. Të ikja nga shkolla e dija se më rrihnin prindërit ndërsa në shkollë nuk guxoja ta prisja mësuesin. Vendosa të rrij. Llastilkun e fsheha, ndonëse më kontrolluan mësuesit nuk e gjetën, por më rrahen fort, me shpulla, thupër e vizore. Normal që ka edhe momente të mira siç ishin programet shkollore në të cilat me dëshirë kyqesha.

Program shkollorë
Perveç detyrave ndaj shkollës më lindi dëshira për këndim. Prej shkollës fillore kam kënduar kryesisht në aktivitete të shkollës. Mezi pritja të merrja pjesë qoftë me këngë ose me recitim. Së pari kam dalë në një program në shkollë kur isha 10 vjeç më 29 Nëntor. Atëherë e festonim 29 si ditë e çlirimit të Jugusllavisë. As nuk guxonim ta përmendnim 28 Nëntorin e lëre me festu. Nuk i kisha kushtet që të mirresha me këngë. Prindërit nuk me përkrahnin sepse mendonin se nuk ka fitim nga kjo, se nuk kisha të ardhme me këtë. Si të pashkolluar nuk e kuptoni këtë. Instrument të parë e kam pasur fyellin. Si fëmijë i ruaja bagëtitë dhe si çoban i asaj kohe fillova ta përdorja fyllin. Kërkoja nga familja të ma blenin një çifteli por atyre edhe nuk iu pëlqente kjo por as nuk kishin para. Shumë herë i huazoja instrumentet nga shokët dhe vetvetiu u mësova t'i bija çiftelisë.

Kur e kreva shkollën fillore kërkova nga prindërit të më regjistrojnë në shkollë të muzikës, nuk kishin dëshirë e unë nuk mund t'i bindja. Kishte shkollë të muzikës vetëm në Prizren. Kështu që as kushte nuk kishim. Pastaj dëshiroja të regjistroja akademinë ushtarake. Ne atë kohë i kërkonin nga shkolla disa nxënës që t'u mundësojnë akademinë që kishte vetëm në Beograd dhe Zagreb. Familja nuk pranonte se ishte shumë larg. Nuk u regjistrova askund, më punësuan në 'Kombinatin e pambukut' në Gjakovë. Nuk munda të qëndroj më shumë se një vit e gjysmë sepse isha shumë i ri dhe nuk përballova të punoja me ndërrime. Erdha u regjistrova në shkollë të mesme teknike në Skënderaj. Nuk kishte autobus, vija dhe kthehesha këmbë. Për të shkuar udhëtoja 2 orë e gjysmë, shumë herë as nuk hanim. Vetëm pak në mengjes se niseshim heret, pastaj mësimi dhe 2 orë e gjysmë të tjera për t'u kthyer. Nuk më pëlqente drejtimi por nuk kishte zgjidhje tjera. Porosisë fëmijët që të mësojnë dhe vetëm mësojnë sepse do t'ia dini vlerën më vonë.

Më datë 10 Shkurt 2014, Qazim Beka publikon videoklipin "Qenka Ngrit Azem Galica".

Më datë 31 Tetor 2016, Qazim Beka publikon videoklipin "Dy Sharkija Kuvendojnë (Halil E Hysen Cërvadiku)".

Më datë 25 Nëntor 2017, Qazim Beka publikon videoklipin "Hamëz Jashari". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi.
KATEGORI: