>
BIOSHQIP
Biografia
Ragip Ramaj u lind në vitin 1953 në fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT: Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse pak para se të përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar disaherë nga policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën, u vendos në Prishtinë, ku kreu studimet për letërsi. Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së. Pas demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës. Me shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup. Ragip Rama është fitues i disa konkurseve letrare.

Deri më tani ka botuar:
Do ta blej një gjysh (Rilindja,1982)
Dy këmbë në një këpucë (Rilindja,1987)
Cicërrima të shqetësuara (Doruntina 1999,Gjermani)
Atdheun e kam në Zemër (Doruntina,Gjermani 2002)

Në maj të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:
Koridoret e Shpirtit(Poezi për të rritur)
Mollë e Kafshuar(Poezi për fëmijë)
Gjerdan Malli(Poezi për fëmijë)