TEKSTESHQIP

Redina Tili
5 Fustanet
Lyrics

Pesë fustane kam
sot unë për mbrëmje
një dua të zgjedh
e qe më shkon

Dhe të gjithë ata
që më adhurojnë
dua unë t'i çmënd
të gjithë sa janë

I gjelbër ky fustan
tantellë e bardhë
prapa derës është
por shumë i gjatë

Ky fustan i kuq
me tulipan
ah sa përmbi gjunjë
i shkurtër rri

Ah kjo pasqyrë
do më tregojë
sa adhurues
do me çmojnë

Në sytë e djemve
unë do të shikoj
veç një princeshë
që lakmojnë

Dhe fustani blu
me dekolte
një puthje në sup
s'di pse më pret

Ky fustan i bardhe
si virgjereshe
pak kështu do ngjaj
kush të më prekë

Ky fustan i zi
sa ngjeshur rri
belin tim të hollë
do më tregojë

Dhe fustani blu
me dekolte
një puthje në sup
s'di pse më pret

Ah kjo pasqyrë
do më tregojë
sa adhurues
do më çmojnë

Në sytë e djemve
unë do të shikoj
veç një princeshë
që lakmojnë

Pesë fustane kam
sot unë për mbrëmje
një dua të zgjedh
e që më shkon

Në pasqyrë unë rri
dhe s'e kuptoj
kush po loz me mua
unë apo djemtë

DËRGOI: