A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Rifat Berisha


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.8 / Votuan:  69


Rifat Berisha
Mosha: 64 Vjeç
Këndon kryesisht: Popullore Rapsodike

Rifat Berisha është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Rifat Berisha është rritur, edukuar dhe frymëzuar me këngën e Dukagjinit, e cila nga shekulli në shekull ka bërë lidhjen gjenetike të shartimit të këngës dhe melosit të Malësisë të Tropojës, Kukësit e Bajram Currit, duke e njëzuar atë me këngën e Dukagjinit, e cila ka gjetur shtrirje deri thellë në Anadrin e në Drenicë. Këngëtari i mirënjohur, Rifat Berisha në repertorin e këngëve të tij ka kënduar dhe këndon këngë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera, të preferuara nga dëgjuesit.

Duke qenë i frymëzuar dhe i edukuar me muzikën e trevës ku jeton, ai ka pasur fatin e mirë se është rritur në një trevë, e cila ka dhënë rapsodë shumë të njohur të një konkurrence shumë të fortë si, Dervish Shaqa, i cili ka ushtruar ndikimin më të madh te të gjithë rapsodët shqiptarë, jo vetëm të kësaj ane, dhe jo vetëm të kohës së tij, pastaj kënga e Lan Dobrës, Bajrush Dodës, Augustin Ukajt, Shaqë Avdisë, Nimon Mushkolajt e shumë të tjerëve. Me zërin e tij karakteristik, intonacionin reflektues, fuqinë dhe melodicitetin e timbrit të zërit burrëror, ai ka krijuar stilin e tij origjinal, duke sintetizuar shumëllojshmërinë e akordeve popullore, e cila është pasuruar nga brezi në brez, për të arritur deri në ditët tona me traditën e pastër muzikore, tipike shqiptare.

Rapsodi, Rifat Berisha, kur këndon solo, në duet apo në grup shquhet me karakteristikat tipike të këngës së Dukagjinit, duke i qëndruar besnik trashëgimisë folklorike të rajonit, si bazë elementare mbi të cilën ka krijuar stil dhe origjinalitet, pa ndier nevojë për të thyer barrierat e zonave apo provincave, meqë begatia dhe laramania folklorike e trevës së Dukagjinit është mjaft e begatshme. Vlerësoj se këngëtari, Rifat Berisha ka vepruar mirë në këtë drejtim, meqë në këngën e tij në rrafshin e këndimit të saj, ka prezantuar dhe prezanton një zonë shumë të pasur me këngë, ku konkurrenca ka qenë dhe po mbetet shumë e fortë, meqë në Dukagjin, përveç Rifat Berishës shquhen edhe një mori këngëtarësh të njohur, në Kosovë e më gjerë.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  shala  



Loading...


Kalendari
19/01/2017
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu
33 vjeç

Votimi i Javës
   15-21 Janar 2017

A Bëjnë Bujë Këngët E Reja Të Unikkatilit?

  Fare

  Po

  Jo

  Jashtëzakonisht

  Shumë

  Aspak

Voto