TEKSTESHQIP

Rizah Bllaca
Zuna Me Ni Kajk
Lyrics

O more zuna në kajk
O rash në det e
Eee erdh ni shqiptar
Oh me na gjet e

E more shyqyr bojna o vllazen
Për o selamet
O e lamë atdheun vëllazën
Në siklet

E o moj kala
O moj kala e shkret e
E u rrënofsh
O rafsh në det e

E more u rrënofsha
Prej o tërmetit
O më dave shpritin
Ti prej atdheut e

E o kë kam shok
O ne të më kan e
E në të më kan
Me ato lot si lumi e

E o ikët shokët vllazën
Neve na lanë o vetëm
Ah na lanë vetëm
në dhe t'Uzdrumit

E n'breg t'Uzdrumit
O kur jam dal e
E o m'u fillue
fiqiri i zi e

E more n'terr të zi o vllazën
Neve kena mbet
O veç po pysim o
Prej atdheut e

E o prej Bagdatit
Deri në Mërtërce
E o jen ngre çadrat
Bajrak bajrak e

O fermanata po vjen
Prej o Bagdatit
More valla shokë
Nuk po i gjinet s'po i gjindet çarja