>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shqipëri Etnike” Nga Sabru Fejzullahu & Sinan Vllasaliu

01-05-2015
Dy këngëtarët e njohur Sabri Fejuzllahu dhe Sinan Vllasaliu kanë publikuar këngën më të re të tyre në duet e cila titullohet "Shqipëri Etnike".

Kënga është ritmike dhe flet për nacionalizëm dhe bashkimin e shqiptarëve, duke qenë e tillë ajo u finalizua edhe me një videoklip mjaft interesant nga MAX Production.

Muzika është punuar nga Alban Furtuna, e ndërsa tekstin e ka shkruar tekstshkruesi i njohur Arsim Bunjaku.

Videoklipi përmban në vete disa nga figurat më të njohura shqipe si Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari, Ibrahim Rugova, pastaj UÇK-ja, etj.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shqipëri Etnike” Nga Sabru Fejzullahu & Sinan Vllasaliu