TEKSTESHQIP

Sabri Fejzullahu
Shpirt Magjie
Lyrics

Paska resh kjo bukuri, paska rresh
N'trupin tënd si i ka hije
Vjen e bjen n'shikimin tim, vjen e bjen
sikur valë, liqen Ohrie

A je borë e Lubotenit, a je
Apo erë e detit Jon
Zjarr u kallsha maj Tomorit o hej
Ftyra jote me freskon

Ref.
Unë nuk di, nuk di, të jem poet
Unë nuk di të bëj vjersha dashurie
Ku ka vjershë që e zë brenda
Frymën tënde, shpirt magjie (2x)

Paska resh kjo bukuri, paska rresh
N'trupin tënd si i ka hije
Vjen e bjen n'shikimin tim, vjen e bjen
sikur valë, liqen Ohrie

Nuk ka ngjyrë në fund të detit, nuk ka
As në qiell aq shumë kaltri
Sa ka trupi e shpirti yt, sa ka
Aq freski, aq bukuri

DËRGOI: