>
LETERSISHQIP

Loti I Nënave Vërshon Lumë

Ca pika malli, vesuan mbi buzën time,
befas për ty unë ndjeva shumë mall,
Se di pse kaq larg ike, ti zemra ime
Jeta është e egër, largësia të kall…

Në terrin e vetmisë thyej gishtrinjtë
në dritën e hënës zotit i bëj lutje
në udhën që more, fati të qëndrojë pran
kjo botë e egër, një ditë të marri kurdisje .

Ca pika loti njomën buzën e zhuritur,
shpirti i malluar, çdo çast, ty të thërret
une duke pritur, ti larg diku menduar
njerka s`bëhet nënë, në vatan bir je mbret.

Menduar pres agimin, mezi sa shtyj ditën
shpirti i një nëne, përherë te kall frikën
pyes veten ndonjëherë, mos jemi t`mallkuar
dyerve të Europës, kërkojmë për t`u lumturuar.

Pikat e lotit pikojnë në mbarë Shqipërinë
nënat duarkryq, presin buzëqeshjet t`u vijnë
Malet rënkojnë, deti mbushur me lotë malli
kur do mbarojnë hallet vallë këtij vatani, …

Ju që krekoseni e rrotulloni kulltuqet me radhë
ju që s`dini çfarë është vuajtja, por bëni pallë
ju që thërrisni e çirri si demonët rrugë më rrugë
loti i mijëra nënave do vërshojë një ditë si lumë .

Prandj vini gishtin kokës, mos lozni me durimin
bijtë këtu e kanë trollin, mundësohuni punësimin
kjo tokë është thesar i gëzohet mbarë bota
ju ka marre koka erë, djemtë i duam tek votra.