>
LETERSISHQIP

Dikur-Diku? (Ese)

Në Kosovë!
Dikur- diku?
Në Kosovë!

Pamja me bënte për vete!
Mjaft i ri, pa lajka!
Hipur lart, mbi degën, e drurit të
“Arrës”.

Zukama e traktorëve, qe qanin tokën,
Pranverë ishte, por jo ajo qe kishte kohë
qe po e prisnim, ne shqiptarët, te lodhur e
katandisur,
ashtu si ishte me keq! Çdo ditë dëgjoje te
reja te hidhura, njerëz burgoseshin, e çka
nuk ndodhte-atëherë!
Çdo gjë orkestrohej nga te tjerët "ligji,
Polici"!
E ne çka te bënim? Përpos t'i prisnim atë,
«Pranverën e mirëfilltë, se pranvera “të
vogla” shkonin e vinin thuajse pa u
vërejtur!
E ne na rrëshqiste djersa terë ditën me
"shatë" rreth një bime misri qe
“s’premtonte te thuash asgjë!
Bënim «Argatë». Ma kujtoni atë
«apoteozën e misrit” te Migjenit.
Te moshuarit "thoshin se po flisnin
«Politikë».
Qe s’di as sot e kësaj dite se q 'dreqin
ishte ajo!
Ata kolliteshin duke ndërprere fjalët!
E mundoheshin secili për vete ti mbush
mendjen tjetrit se sa shumë” dinte se çka
po ndodhte»!
Kur uleshim për drekë zgjasnim dorën
me sa mundeshim.
Në mes te pjatës mbi sofrën e madhe qe
mezi ia mbërrija” një te treten diku!
Te gjithë e ndiqnim me lugë një ‘’copëz
maze qe shëtiste si me inat rreth pjatës.
Sikur edhe ajo e shkreta ishte e rrethuar
nga t ’gjitha anët nga një numër I madhe”
lugësh grabitqare "që secila donte të
bënte për vete! Dukej se kjo i ngjante
shtetit “grabitqarë!
Me dukej sikur bënim gara! Barku duhej
ngopur, se lipsej punë!
Ne «hallë gjinjtë». A kishim rrugë tjetër,
kujt mund ti mbushje mendjen atëherë se
akoma ishim fëmijë e mbase na duhej
edhe «loja»?
Nganjëherë mashtrohesha me dukej se i
kisha te gjitha, gazin, dashurinë, te
afërmit, çdo gjë!
Po a ishte ashtu?
I kishim ne ato qe duheshin?
Te nesërmen kuptuam se po vjen kryetari
(matrapazë)thonj a!
Në qytezën qe pa dashje, dukej paksa e
befasuar se edhe ajo "e shkreta" kishe
marrë një pamje ndryshe! Qyteza qe ishte
aq e vogël sa s’kishte vend as për te ecur
tutje!
Q ’ka nuk ish be, për pakë orë, rrugë
anësore te shtruara me zalle qe «villte nga
çdo anë». I papritur si vetë ai «farë
kryetari!
Edhe fëmijëria ime "e djalosharit ta
quash" iku porsi ai fare “kryetari "që
shumë nga ne nuk a pamë fare atë ditë!
Mbase po aq shpejt, si ai zalli i
përkohshëm, qe u shtrua për «kryetarin»!
Erdhi koha e largimit, nga vendi
«KURBETI” me mori për te me be për
vete, dashtë e jo, ai nuk më lëshoi me,
kurrë!
Pastaj lufta-. LUFTA…. . Qe na mori bijtë
e bijat me te mira!
Ato ranë për te na sjellë “atë pranverën
aq shumë te pritur nga ne”. LIRINÊ!