>
LETERSISHQIP

Qka Po Ndodhë?

Është pre t 'merre, e për çudi!
Q' ka po ndodhë me ketë shoqëri,
veç "kaos e anarki"!
Askush s'vë mendjen n 'mërzi!
për shumë faqe n 'histori,
qe po i shkruajmë veç "keq e zi"!

Në luftë për "frone jem katandisë.
mbi karrige tujë vardise,
q' ka ti themi historisë?
për këto breza t 'shqiptarisë!

Për këtë tokë, e për k' to shkrepa,
jemi djegur, deri n 'djepa,
Ja se ku, kemi dalë sot,
me na qajë nenat me lot!

Sot është koha me u mbush mend,
me "butësi me u sjellë n kuvend",
njeri, tjetrit, me i dhanë rend,
askund s'shkohet me këto mend!

Edhe i herë o bijë e bija,
po na thërret ne historia,
me u bashku me nj ani tjetrin,
mos me pat inat mes veti,
"çdokush vathën kur e lenë,
atë ujku e rrëmben!