>
LETERSISHQIP

O Sot,o Kurrë!

Sot o kurrë!
Kur kushtrimi lëshoj zë,
kokë me kokë, bashkë na ka be
U bamë bashkë ne log trimërisë,
me i gëzua, ditës t 'lirisë!

Shpejt harruam, vitet e renda,
për shumë vjet, na mbajtën n 'pranga,
Sot, a kurrë, mirë me kuptua,
nga jem nisë, ku jem tujë shkua?

Sot me u ndalë, mirë, me mendua,
pse kaq shpejt kemi harrua,
Jo, kështu s'do dalim n 'drite,
kombi jonë, do mend, me u rritë!

Nuk është nder t 'luftosh për emër,
duaje tendin me gjithë zemër,
Sot është, me u pendua,
për karrige s'patëm luftua?

Tujë mëndu vetëm për "vete"!
gati n' fund, ne kemi mbete!
Duaje ve llanë, qe e ke pranë,
se pa te, gjënë veç Belanë"!